Gjinari Turistik Pika turistike Gjinar – Elbasan Në juglindje të Elbasanit shtrihet zona e shpatit. Pjesa malore e kësaj krahine, që fillon nga shfati Shelcan e deri në Jeoronisht, quhet Shpati parë dhe përbëhet nga dy komuna: Gjinar e Zavalinë. Pika turistike Gjinar ( Fushkuqe 24 ha) është shpallur e tillë me V.K.M.nr.5, dt.21.05.2001 (dymijë e një), por lidhja e saj me rrugë të asfaltuar me qytetin e Elbasanit 22 km, e bën shumë funksionale dhe të afrueshme për çdo turist. Sapo futesh duke udhëtuar në fshatin derstilë, ndjehet aroma karakteristike, tipike e bushit që ndodhet mbi rrugë, dhe pas disa minutash,del parasysh peisazhi i bukur me pisha,që sa më shumë i afrohesh qendrës së komunës, bëhet më piktoresk. Ato që që ia shtojnë bukurinë këtij relieve janë sheshet (shpesh në formë grope) 900 – 1000m mbi relieving e detit, të cilat sipas gjeografëve, janë krijuar para miliona vjetëve nga rrëshqitjet e vazhdueshme të akullnajave. Në një ditë të bukur me diell (me...
Comments
Post a Comment