Kalaja e Krujës Përshkrimi : Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët. Banja mesjetare në kalanë e Krujës : Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati. Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka gjurmë ...
Comments
Post a Comment