Gjinari Turistik
Pika turistike Gjinar – Elbasan
Në juglindje të Elbasanit shtrihet zona e shpatit. Pjesa malore e kësaj krahine, që fillon nga shfati Shelcan e deri në Jeoronisht, quhet Shpati parë dhe përbëhet nga dy komuna: Gjinar e Zavalinë.
Pika turistike Gjinar ( Fushkuqe 24 ha) është shpallur e tillë me V.K.M.nr.5, dt.21.05.2001 (dymijë e një), por lidhja e saj me rrugë të asfaltuar me qytetin e Elbasanit 22 km, e bën shumë funksionale dhe të afrueshme për çdo turist.
Sapo futesh duke udhëtuar në fshatin derstilë, ndjehet aroma karakteristike, tipike e bushit që ndodhet mbi rrugë, dhe pas disa minutash,del parasysh peisazhi i bukur me pisha,që sa më shumë i afrohesh qendrës së komunës, bëhet më piktoresk. Ato që që ia shtojnë bukurinë këtij relieve janë sheshet (shpesh në formë grope) 900 – 1000m mbi relieving e detit, të cilat sipas gjeografëve, janë krijuar para miliona vjetëve nga rrëshqitjet e vazhdueshme të akullnajave.
Në një ditë të bukur me diell (menjëherë pas shiut), në perendim duket qart deti nga Sazani deri në Kavajë. E pra, erërat e freskëta, që mbaetin ajrin e jonizuar të bregdetit, vijnë këtu dhe të kombinuar më freskinë oksigjenizuar të pishave, e bëjnë fantastike vlerën curative për të gjihtë ata që do të pushojnë këtu. Kushdo që e provon ardhjen këtu vetëm një herë, nuk ka nevojë për tu zgjatur me përshkrime, sepse ka shumë e shumë mistere të tjera që po i lëmë për surpriza.
Objekti i shkrimit tonë është dhe pak informacion për disa objekte me vlera historike.
Kisha e shënkollit në shelcan: E ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar nga Onufri 1554. Ndodhen të pikturuara në mur (sipas Stefan Popës “Piktorë mesjetarë shqiptarë” 1961): Krishti me tri figura, Romamoj Meladhoj etj.
Kisha e shën e Premtes në Valësh: Është ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar në tërë faqet e murit (freskë) nga Onufri (1554) në stilin bizantin. Sipas S.Popës 1961 janë portretet e Platera (shen Marisë), shën Germanoi i Kostandinopojës, Dhiakon Laureti, shën Grigor theollogu, Kryedhiakon Stefani, tablloja e lindjes së krishtit në shpellë, etj. Në mur pikturat shoqërohen me shkrime byzantine të asaj kohe.
Varri i Kostandin Shpatarakur (Ogës) në Valësh: Piktor ikonash në mbi gjashtë kishave të shqipërisë së mesme, nga viti 1736 deri në vitin 1767. Disa ikona të përmendura (S. Popa 1961) janë: Shërimi i Islokut, ikona e Krishtit, e “Karl Topisë” e “shën Marisë” etj. Kostandini martirizohet nga forcat osmane me prerje të kokës, 100 m në perendim të Namozgjasë – Elbasan. Varrezat në fshehtësi nga bashkëfshatarët në vendlindje Valësh. Qysh atëherë e deri më sot e përkujtojnë çdo vit më 21 shtator. Duke e vetëshpallur shejtor (shejt Kostandini).
Derstilat artizanale në shfatin Dërstilë. Ky mekanizëm punon me forcën e ujit. Ruan plotësisht origjinalitetin shekullor. Përpunon (me rrahje e zhytje) pëlhurat e leshta që bëhen në vegj (tezgjah). Me ato përgatiten guna, velenca (batanie leshi me dy shtresa), qylyma…….. vizitori habitet jo vetëm nga funksionimi i saj, por edhe rabushi që mund ta mësojë në vendin e punës. Dushqet gjigandë si ai i Lleshanit. Dikur, sipas legjendës. Dushku i madh i Gjinarit, pranë kishës së fshatit.
Lisat gjigandë në Pashtresh, pranë kishës së fshatit, që na kujtojnë vitet e Lidhjes së Prizrenit. Historiani i mirnjohur elbasanas Hysni Myzyri, citon një document të vitit 1885 “Hysen Ceka, i veshur me kostum shpatarakësh, nëpër krahinën e Shpatit, mblidhte në hijen e lisave fhsatarë e barinj, u dhuronte nga një abetare dhe u mësonte shkrim e këndim (lexim P.T.)” Mësimi shqip vazhdoi nëpër familjet e mëdha në darkë. Më 1900 çelet në Valësh e para shkollë shqipe dhe më 1908 përfundoi çelja e shkollave në tërë Shpatin, nga Zavalina në Shtermen (zonë në të cilën vepronte çeta e Ymer (Kostandin Dervishit). Hollësira të tjera do ti gjeni në muzeun e arsimit shpat pranë shkollës së mesme “Kostandin Shpataraku”, me drejtor mësuesin e apasionuar të historisë Filip Bërdufi.
Lojra olimpike: Në ditët e javës së parë të qershorit të çdo viti, në stadiumin natyror Lugshkurt zhvillohen lojra olimpike, me pjesmarrje të gjerë edhe nga Elbasani. Zhvillohen gjithashtu festival folklorike, panaire me prodhime vendësh, gatime tradicionale në gjelltore, etj.
Comments
Post a Comment